Kohët e namazit dhe lidhja e tyre me vitalitetin e trupit

  1. Kur muslimani ngritet në mëngjes për të falë namazin, takohet me tri ndryshime të rëndësishme:
  2. a) Përgatitja për takim me dritën në kohën e caktuar, e që sjell deri te zvogëlimi i aktivitetit të gjëndrës tiroide, zvogëlohet melatonini dhe lëvizin aktivitetet e tjera lidhur me dritën;
  3. b) Përfundon kontrolli i sistemit nervor i cili qetësohet natën dhe fillon aktiviteti i ri i tij;
  4. c) Përgatitja për përdorimin e energjisë të cilën e siguron rritja e kortizolit pas agimit. Poashtu rritet niveli i hormoneve serotoninë dhe adrenalinë.
  5. Gjatë faljes së namazit të drekës, muslimani takohet me tri gjëra esenciale:
  6. a) Është i qetë për shkak të rritjes së adrenalinit;
  7. b) Trupi qetësohet kur niveli i testosteronit në drekë është më i lartë;
  8. c) Ora biologjike kërkon nga trupi energji më të madhe dhe uria rritet.

Në këtë mënyrë namazi është faktor qetësues për tendosjen që shkaktohet nga uria.

  1. Muslimani e fal ikindinë, kur përqindja e adrenalinit është tejet e lartë, aktiviteti i disa organeve trupore është i shprehur, në veçanti aktiviteti i zemrës.

Menjëherë pas kësaj kohe dyfishohen komplikimet e sëmundjeve. Njëkohësisht koha e vdekshmërisë së foshnjave është më e madhe.

  1. Kur është fjala për namazin e akshamit, ai konsiderohet si termin kur kalohet nga drita në errësirë, e kundërt me namazin e sabahut. Në kohën e akshamit fillon tajitja e rritur e melatoninit për shkak të errësirës, ndodh ndjenja e përgjumësisë dhe përtacisë, ndërsa përqindja e serotoninës, kortizolit dhe endorfinës zvogëlohet.
  2. Në kohën e namazit të jacisë kalohet nga gjendja aktive në pasive. Në këtë kohë temperatura e trupit bie, rrahjet e zemrës zvogëlohen, ndërsa hormonet e gjakut rriten.

Proporcionaliteti i këtyre pesë termineve kohore, pra gjatë pesë kohëve të namazit është i rëndësishëm për trup, që d.m.th. pesë kohë të namazit reflektojnë veprime pozitive gjatë praktikimit të tyre. Verseti kuranor është i qartë:

            “Namazi është i caktuar me kohë për besimtarët.”

(En – Nisaë, 103)

Ndikimi bashkëkohor në orën biologjike:

– Ndërrimi i natës (puna e natës);

– Udhëtimi me avion në distanca të mëdha me shprehje të qartë të ndryshimeve kohore;

– Qëndrimi zgjuar natën, ndërsa fjetja ditën (kundër ciklusit natyral);

– Shtypja kardiovaskulare dhe muskulatore pas drekës, për shkak të rritjes së adrenalinës, tensionit të gjakut dhe aktivitetit të zemrës;

– Aktiviteti organik, psikik dhe mendor që janë në nivelin më të ulët në orën tre të mëngjesit.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button