Site icon PORTALB

RMV, përmes OBSH-së janë siguruar 50 aparate për frymëmarrje

Ventilator për frymëmarrje

Ventilator për frymëmarrje

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot njoftoi se qeveria ka siguruar 50 aparate për frymëmarrje përmes huamarrjes nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), e cila i ka siguruar aparatet nga UNDP me çmime të volitshme.

Osmani shtoi se dhjetë aparate do të vijnë deri më 5 qershor, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të muajit.

“Kjo do të thotë që nga Bashkimi Evropian kemi siguruar gjithsej 70 ventilatorë, dhe vlerësimi i Ministrisë së Shëndetësisë është se për momentin kemi sasi të mjaftueshme të ventilatorëve për të siguruar nevojat e pacientëve tanë”, tha Osmani.

Exit mobile version