Pendarovski: Nuk na duhet BE nëse çmimi është që të mos jemi maqedonas që flasim gjuhë maqedonase

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në një intervistë për “360 Gradë”, ka folur për ndodhitë e fundit në lidhje me marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari dhe ndikimin e tyre ndaj bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

“Nëse çmimi është që të mos jemi maqedonas dhe gjuha që e flas, të mos jetë gjuha maqedonase, atëherë nuk na duhet BE”, thotë Pendarovski në një intervistë, duke e komentuar deklaratën e Bullgarisë të përfshirë në konkluzionet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, me të cilën është miratuar vendimi për fillimin e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut.

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp porositi se partia e tij, BDI nuk munden për zgjedhje, duke theksuar se shëndeti i njerëzve dhe pasojat socio-ekonomike janë dy qëllime në të cilat janë fokusuar.

Në lidhje me kontestin me fqinjin tonë, Bullgarinë, Osmani beson se së shpejti do të zgjidhet edhe ai problem.

“Ne jemi të vetëdijshëm se rregullat e lojës në BE janë të tilla. Çdo vend mund t’i ndalojë bisedimet. Ne na duhet që t’i ndërrojmë rregullat dhe duhet që të sillemi me men[uri. Marrëveshja e Prespës dhe e Bullgarisë janë korniza të mira për zgjidhje të problemeve. Kështu që do ta zgjidhim edhe këtë kontest me Bullgarinë. Pres që këtë periudhë ta shfrytëzojmë, të bisedojmë dhe do të tentojmë të arrihet kompromis”, tha Osmani.

Përndryshe, çështja me Bullgarinë u rihap pasi që këshilltari i jashtëm i presidentit Stevo Pendarovski, Denko Maleski, i cili është ministri i parë i jashtëm i Maqedonisë së pavarur, përpara disa ditëve, në një kolumnë, a më vonë edhe në një intervistë për një televizion bullgar, deklaroi disa qëndrime për gjuhën dhe kombin maqedonas, të cilët në opinion u vlerësuan si “pro-bullgare”.

Akademia bullgare e shkencave (BAN) në dhjetor të vitit 2019-të mori qëndrim që gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se ajo është “normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare”. Veprimi i BAN-it është përgjigje e hapit të Asamblesë së ASHAM-it, e cila paraprakisht miratoi Kartë për gjuhën maqedonase, në të cilën i ka shënuar faktet, sipas tyre, të pranuara shkencërisht për gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button