Site icon PORTALB

Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja

Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja, foto: Duam Çair të Pastër

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një kafiteri në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës. Shkaktarët ende nuk dihen.

Me të marrë lajmin nga Komandanti i brigadës zjarrfikëse, në terren doli edhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu i cili duke folur për TV21 tha se as ai nuk e di se çfarë i shkaktoi flakët dhe se pret informacione nga autoritetet zyrtare.

Për informata më të hollësishme rreth shkaqeve të zjarrit do të njoftojmë gjatë ditës së nesërme.

Exit mobile version