Site icon PORTALB

Rekord në Gjermani, kryhen 860 mijë teste për virusin korona brenda javës

KOVID-19, Virusi korona, koronavirusi

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjermania po kryen më shumë teste se asnjëherë që nga fillimi i pandemisë, transmeton OraNews.

”Ne kryem 860 mijë teste javën e kaluar, ne nuk kemi bërë asnjëherë kaq shumë”, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch.

”Kjo është ajo ç’ka duam dhe për çfarë kemi nevojë.”

”Sa më shpejt të identifikojmë një rast, aq më shpejt do mund ta shërojmë dhe mund ta ndalim infeksionin”, u shpreh Wieler.

Niveli i riprodhimit të koronavirusit në Gjermani mbetet në shifrën 0,76, tha ai.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 6,470 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 161,845 të infektuar.

Exit mobile version