Site icon PORTALB

KOVID-19 në RMV, 4 viktima dhe 23 raste të reja, 111 janë shëruar

Klinika për Sëmundje Infektive, koronavirus

Klinika për Sëmundje Infektive,Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit në RMV katër persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, ndërkaq 23 persona të ri janë infektuar. Me këtë nuri i përgjithshëm i të vdekurve në vend nga KOVID-19 është 77, i të infektuarve 1465, ndërkaq të shëruarve 738. Numri aktiv i rasteve në RMV është 650, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë informoi se Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 raste të pacientëve të shëruar.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë një pacient nga Shkupi në moshë 62-vjeçare, ndërkaq në Spitalin “8-Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente nga Gostivari në moshë 59-vjeçare.

Në raportin e sotëm të Institutit janë regjistruar edhe dy persona nga rrethi i Kumanovës, në moshë 72 dhe 79-vjeçare.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 386 teste, dhe janë konfirmuar 23 raste të reja me KOVID-19, edhe atë 5 në Shkup, 5 në Kumanovë, 3 në Prilep, 6 në Tetovë, 2 në Veles dhe 2 në Negotinë.

Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si vijon:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version