Site icon PORTALB

3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Komisioni Evropian së bashku me Bankën për investime evropiane ka ndarë 3.3 miliardë euro në shërbim të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

BE-ja e forcon ndihmën për menaxhimin me krizën si pasojë e virusit korona dhe paraqet propozimin për rimëkëmbjen nga pandemia. Sot, Komisioni Evropian ka ndarë 3.3 miliard euro mbështetje financiare të siguruar së bashku me Bankën për investime evropiane në shërbim të qytetarëve të Ballkanit Perëndimorë.

Kjo paketë ka për qëllim mbështetjen ndaj masave urgjente shëndetësore e humanitare, si dhe për masat ekonomike.

“Kemi përgjegjësi të veçantë për t’i ndihmuar partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në këtë pandemic, sepse ardhmërie e tyre është e qartë se është në BE”, deklaroi Ursula Fon Der Lejen, kryetarja e Komisionit Evropian.

38 milionë euro janë për ndihma urgjente shëndetësore, si maskat dhe ventilatorët.

389 milionë euro për masat ekonomike dhe sociale.

455 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike në rajon

750 milionë euro për ndihma makro-financiare

1.7 miliard euro ndihma financiare përmes Bankës për investime evropiane.

Bashkimi Evropian ka siguruar 4.5 milionë euro ndihma urgjente për refugjatët dhe emigrantët dhe 8 milionë euro për kampet e emigrantëve në rajon.

Për periudhën 2021-2027, Komisioni Evropian propozon që shuma e përgjithshme e instrumentit të jetë 14,5 miliardë euro, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe propozon rritje të konsiderueshme në garancitë financiare për të mbështetur investimet publike dhe private në rajon përmes vendosjes së instrumentit të posaçëm.

Exit mobile version