Kryeministri Oliver Spasovski, është negativ ndaj virusit korona. Këtë e tregoi edhe testimi i dytë pas izolimit dyjavor, konfirmojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.
Në faqen e tij të Fejsbukut, ku e publikoi lajmin, kryeministri porositi se është me rëndësi të jashtëzakonshme që të gjithë deri më një tërësisht t’i respektojmë masat dhe rekomandimet pasi që ajo është mënyra e vetme që së shpejti të kthehet jeta normale në vend.
Kryeministri falënderohet për mbështetjen dhe apeloi që edhe më tej të kihet kujdes dhe të respektohen masat, gjegjësisht mbajtjen e maskave dhe distancës fizike prej 2 metrave.
Spasovski u vetëizolua, pasi që ishte për vizitë në Kumanovë, ku është takuar me kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski, i cili doli pozitiv në COVID-19. Pos tij, sot njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe se edhe ai është negativ ndaj virusit korona.