Site icon PORTALB

RMV, Qeveria ka hapur kanal të informimit në “Viber” për informata zyrtare në lidhje me COVID-19

Kanal komunikues i Qeverisë në Viber

Qeveria e Maqedonisë të Veriut njoftoi sot se ka hapur kanal të ri informimi në aplikacionin e njohur të komunikimit digjital “Viber”, për informim të saktë dhe në kohë të qytetarëve me informacione zyrtare dhe të verifikuar në lidhje me ballafaqimin me koronavirusin, njofton Portalb.mk.

Kanali i parë qeveritar komunikues i “Viberit” (Viber Community) mund të gjendet nën emrin “Koronavirus MK Koronavirus”, njëjtë si edhe mjetet tjera komunikuese të cilat Qeveria i ka hapur me qëllim të intensifikimit të komunikimit me qytetarët për ballafaqim më të lehtë me koronavirusin. Në këtë paketë është ueb faqja zyrtare  koronavirus.gov.mk, aplikacioni celular për “Android” dhe “IOS”, si dhe profilet e mediave sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Tweeter”:

Nga qeveria nëpërmjet një komunikate për media, kanë informuar se qëllimi i kanalit të ri për komunikim i “Viberit” është informimi shpejtë, i plotë dhe i saktë i qytetarëve për të gjitha masat e ballafaqimit me koronavirusin nga institucionet, informacionet më të reja nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe ndihmë për të gjithë qytetarëve të cilëve u duhet informim i saktë lidhur me situatën.

Po ashtu, Qeveria u ka bërë  thirrje qytetarëve të bashkangjiten në ‘Koronavirus MK Koronavirus’ , ‘Viber’ për marrjen e informacioneve të sakta, zyrtare dhe të shpejta lidhur me Kovid-19.

Linku për kyçje: https://vb.me/nmk_gov

Exit mobile version