Funksionarët nuk do të marrin pagë minimale, ndërsa punonjësit nën ombrellën shtetëror do të mund të kenë shtesa dhe kompensime. Nga sot, Gjykata Kushtetuese ka filluar të vlerësojë tre dekretet e Qeverisë, dhe me këtë ngrin funksionin e fuqive ligjore, deri sa të marrë një vendim përfundimtar.
Në vlerësimin e kushtetutshmërisë është Ligji për pagat e zyrtarëve, i cili ka të bëjë me presidentin, kryetarin e Parlamentit, deputetët, kryeministrin, zyrtarë të caktuar nga Kuvendi dhe Qeveria, kryetarët e komunave, prokurorët publik dhe gjykatësit të cilëve u lejon ta marrin pagën e plotë, në vend të pagës minimale prej 14.500 denarësh siç është urdhëruar nga Qeveria, transmeton Nova Makedonija.
Nisma pranë Gjykatës kushtetuese u dorëzua nga Shoqata e gjykatësve.
Gjykatësit kushtetues do t’i vlerësojnë edhe dekretet për punonjësit në PSP-së dhe shtesat e pagave për të punësuarit në sektorin publik. Deri në vendimin e tyre, nuk do të ketë paga për ata që mbetën në PSP-në e shuar.
Kjo është hera e parë që Gjykata kushtetuese të vendos për nisma të dekreteve të Qeverisë gjegjësisht kur ligjet vijnë nga pushteti ekzekutiv.