Site icon PORTALB

Orën policore e kanë shkelur 42 persona, 32 prej tyre janë arrestuar

Shkupi. virusi korona, maska, ora policore, MPB

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Punëve të Brendshme në ditënatën e kaluar në territorin e vendit i ka kapur 42 persona që nuk e kanë respektuar orën policore, gjegjësisht kanë lëvizur në orarin e ndaluar për lëvizje, njofton Portalb.mk.

Pastaj, 32 prej tyre janë arrestuar, ndërkaq të tjerët janë legjitimuar dhe kundër tyre do të ndërmerren masa, njofton Portalb.mk.

Në 24 orët e kaluar, 53 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërkaq 76 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

Kontrollet policore te personat për izolim dhe vetëizoli nuk kanë zbuluar shkelje të këtyre masave.

Exit mobile version