Site icon PORTALB

Dy anije do të vendosen në Vardar në qendër të Shkupit

Bëhet fjalë për restoran në trap të Vardarit, për të cilin pronari, kompania Fallanga, morri leje për shfrytëzim në 10 vitet e ardhshme

Dy anije do të vendosen në bregun e lumit Vardar në qendër të Shkupit. Siç shkruan gazeta Dnevnik, vendi përballë Ministrisë së punëve të jashtme përgatitet për njërën prej anijeve për të cilën qyteti i Shkupit arriti që të gjen investues. Bëhet fjalë për restoran në trap të Vardarit, për të cilin pronari, kompania Fallanga, morri leje për shfrytëzim në 10 vitet e ardhshme dhe çdo muaj do të duhet të paguaj qira prej 1200 eurosh. 

Në fazë të njëjtë është edhe përgatitja e infrastrukturës për anijen tjetër e cila duhet të bëhet përballë muzeut të luftës revolucionare maqedonase.

Plani parasheh që të ndërtohen edhe dy anije plotësuese, por për ta Qyteti akoma nuk ka gjetur investues./Portalb/

Exit mobile version