Site icon PORTALB

RMV, 19 raste të reja me virusin korona, gjithsej 1389 të infektuar

Ministri Venko Filipçe

Në 24 orët e fundit janë evidentuar gjithsej 19 raste të reja me virusin korona në RMV, kështu numri i të infektuarve ka arritur në 1386, dy pacientë të moshës 49 dhe 73 kanë ndërruar jetë kurse janë shëruar 126 persona, njofton Portalb.mk.

Sipas komunave rastet e reja të evidentuara me virusin korona sot janë në, Shkup -3, Kumanovë -8, Prilep -2, Strugë -2, Veles -2, Gostivar -1, Vinicë -1. Me këtë numri i përgjithshëm i personave të infektuar në shtet ka arritur në 1386.

Gjithsej sot janë kryer 335 testime në shtet për virusin korona.

Situata me virusin korona sipas komunave të RMV-së, është si vijon:

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar gjithsej 126 pacient të shëruar nga virusi korona.

Spitalin Klinik “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë dy pacient, një 49 vjeçare nga Likova dhe një 73 vjeçar nga Shkupi.

Exit mobile version