Site icon PORTALB

Si ta dalloni alergjinë nga KOVID-19?

Shkupi. virusi korona, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Duke pasur parasysh që kjo pranverë përkon me sezonin e alergjisë dhe pandeminë me koronavirusit të ri SARS-CoV-2, shumë persona e kanë të vështirë bëjnë dallimin midis simptomave të alergjisë nga simptomat e COVID-19, shkruan Panacea.mk.

.

Simptomat kryesore të ndryshme midis alergjisë dhe COVID-19 janë simptomat që shoqërohen me kruarje të syve, hundës dhe teshtitje. Nëse i keni këto simptoma, ka shumë të ngjarë që ato të jenë si rezultat i alergjisë, e jo COVID-19.

Duhet gjithashtu të theksohet se shumë njerëz që vuajnë nga alergjia gjithashtu kanë astmë. Simptomat e astmës gjithashtu mund të duken ë njejta si simptomat e rënda të COVID-19.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që pacientët me alergji dhe astmë t’i marrin ilaçet me qëllim që të mbajnë nën kontroll sëmundjen e tyre, dhe të përpiqen të shmangin alergjenët.

Exit mobile version