Site icon PORTALB

Në Spanjë vazhdon të bie numri i viktimave nga koronavirusi

Korona virusi, Spanje

Korona virusi, Spanje

Spanja ka regjistruar numrin më të ulët, në baza ditore, të vdekjeve nga koronavirusi, në më shumë se një muaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 367 viktima. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 22,524.

Spanja, një anëtare e Bashkimit Evropian, është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 213,024, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara, transmeton REL.

Para saj, në vend të parë, janë Shtetet e Bashkuara me 869,172 të infektuar dhe 49,963 viktima.

Exit mobile version