Shqipëria, e cila filloi me lehtësimin e disa prej masave më të vështira kufizuese në Evropë këtë javë, që janë vendosur për shkak të pandemisë me Kovid-19, do t’u mundësojë shitoreve, taksistëve dhe gjykatave të vazhdojnë me punë javën e ardhshme, nëse i plotësojnë standardet për higjienë dhe distancë fizike, njofton MIA.
Shqipëria zyrtarisht ka regjistruar 27 raste të vdekjes, të shkaktuar nga koronavirusi i ri. Autoritetet shëndetësore u rekomanduan qytetarëve të mbeten në shtëpi në pjesën më të madhe të ditës, por, këtë javë u lehtësuan kufizimet me leje të 600 llojeve të aktiviteteve, prej peshkimit e deri te puna në miniera.
Shqiptarët duhet të regjistrohen me aplikacion që të blejnë ushqim, jo më shumë se 90 minuta në ditë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se nëse të dhënat për personat e infektuar me Kovid-19 mbeten stabile, ky interval do të rritet në 2,5 orë në ditë.
Mes kompanive që do të fillojnë me punë sërish javën e ardhshme, ajo i numëroi shitoret për këpucë, veshmbathje, mobilje, ndriçim, aparate elektronike dhe shitore për lule.
Taksistëve do t’u lejohet të punojnë, por vetëm mes qyteteve dhe vetëm nëse kanë nga një udhëtar.