Site icon PORTALB

Francë, afër 22 mijë të vdekur nga COVID-19

Foto ilustrim

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 21.856, raporton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.553 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 184.821, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një deklaratë.

Ministria tha se 29.219 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 5.053 në njësitë e kujdesit intensiv.

Në 24 orët e kaluara, 1.431 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 42.088.

Brenda 24 orëve të fundit, jetën kanë humbur 516 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 21.856, ndërsa prej tyre, 8.309 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.

Bilanci i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie në Francë për të 15-tën ditë me radhë.

Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.

Exit mobile version