Kosovë, me 39 raste të reja, ka shkuar në 669 numri i të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë njoftuar 39 raste të reja të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 669 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndër të cilët deri më tani 19 kanë vdekur dhe 159 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë vdekje e re, por 21 pacientë të rinj janë shëruar, duke e çuar në 159 numrin e përgjithshëm të tyre.

Rastet e reja të diagnostikuara pozitive me koronavirus janë raste kontakti, nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat Komuna e Pejës prin me numrin më të madh të të diagnostikuarve pozitivë me COVID-19.

IKSHPK njofton se sot janë kryer 255 teste për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend deri më tani është 5.627.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 19 të vdekur nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button