Mbi 740 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 740mijë, transmeton Portalb.mk.

Gjithsej 740.379 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Gjermani (103.300), Spanjë (89.250), SHBA (84.825), Kinë (77.207), Iran (64.843), Itali (57.576), Francë (42.088), Brazil (25.318) dhe Zvicër (19.900).

Ndërkaq, në Turqi, deri më tani janë shëruar 18.491 persona.

Në gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.699.462, kurse 188.930 kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 1,7 milion raste aktive që presin të shërohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button