Site icon PORTALB

Dimitrievski: U testuam me bashkëshorten, testet janë negative

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar sot se është negativ në testet për koronavirus.  Ai në në rrjetin social në Facebook ka thënë se ka kërkuar nga shërbimi epidemiologjik nga Qendra për shëndet publik Kumanovë t’i shqyrtojë rezultatet  nga testimi dhe sipas nevojës ta përsërisë testin, njofton Portalb.mk.

“Dëshiroj t’ju informoj Ju dhe opinionin se dje së bashku me bashkëshorten, duke i respektuar të gjitha protokollet dhe procedurat e sigurisë, u testuam për Kovid-19 në llogari tonë, në disa laboratore relevante në shtet, njëherit paraprakisht edhe testim nga ana e QSHP Kumanovë për të gjithë anëtarët e familjes sime. Të gjitha testet janë negative”, ka shkruar Dimitrievski në rrjetin social Facebook.

Dimitrievski u diagnostifikua me COVID-19 më 16 prill. Pas këtij informacionit, Qeveria informoi se kryeministri Oliver Spasovski, zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe sekretari Shëndetësor i Shnëdetësisë, Vlladimir Milloshev, kanë shkuar në izolim shtëpiak, pasi kishin pasur takim atë ditë me kryetarin Dimitrievski.

Exit mobile version