Site icon PORTALB

Mbi 1 milion persona janë testuar në Itali

Një qytetar me maskë në Itali

Italia të enjten ka raportuar për 464 vdekje nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 25,549, shifra e dytë më e lartë pas Shteteve të Bashkuara, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Sipas agjencisë, deri më tani në Itali numri i të infektuarve është 189.973.

Për herë të parë, Agjencia e Mbrojtjes Civile publikoi të dhënat se sa njerëz ishin testuar për koronavirusin deri më tani në Itali.

Sipas të dhënave janë testuar mbi 1 milion njerëz. Italia ka një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh.

Exit mobile version