Site icon PORTALB

Aksion policor në Butel të Shkupit, janë konfiskuar 1.2 tonë marihuanë

Drogë

Sasho Tasevski

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në një aksion policor ka konfiskuar sasi të madhe të drogës, njofton Portalb.mk.

“Byroja për Siguri Publike nëpërmjet Sektorit të Policisë Kriminalistike në kuadër të masave të përforcuara në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë në koordinim dhe udhëzim me Prokurorinë e Kavadarit ka zbatuar aksion në Qytetin e Shkupit, gjatë së cilës në një magazinë në lagjen Butel janë gjetur dhe konfiskuar 12 paleta në të cilat ka pasur 1 tonë e 240 kilogram drogë marihuanë, e paketuar në qese polisintetike”, informoi drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski.

Ai ka informuar se në aksion është arrestuar një person.

“Personi është privuar nga liria dhe kundër tij do të dorëzohet padi penale përkatëse sipas nenit 215 paragrafi 1 nga Kodi Penal deri te Prokuroria e Kavadarit. Hetimi vazhdon me qëllim të konstatimit dhe zbulimit të personave tjerë të përfshirë në rastin e tregtimit të paligjshëm me marihuanë.

Exit mobile version