Site icon PORTALB

Prokuroria e Shkupit kërkon që 19 persona të gjobiten me nga 2.000 euro pasi e kanë shkelur orën policore

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga 2.000 euro është propozimi i Prokurorisë Themelore Publike Shkup për t’i gjobitur 19 persona të cilët natën e kaluar e kanë shkelur orën policore.

Të gjithë të pandehurit, siç raportohet nga Prokuroria Publike, nuk e respektuan vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës së policisë, në ngjarje të ndara penalo-ligjore, u gjetën duke lëvizur jashtë shtëpive të tyre pa pasur leje për lëvizje.

Exit mobile version