Site icon PORTALB

KOVID-19 në RMV, 48 pacientë u shëruan, 1 ndërroi jetë dhe 28 të tjerë u infektuan

Virusi korona, maska, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit nga virusi korona ka ndërruar jetë 1 person dhe janë regjistruar 28 raste të reja. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1259 persona ndërsa raste aktive janë 931. Janë shëruar 272 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 56, njofton Portalb.mk.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient i moshës 51 vjeçare, i cili është pranuar më 9 prill në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti menjëherë është vendosur në makinë ventilimi.

Rastet reja të të infektuarve, sipas qyteteve:

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48-të pacientë të shëruar. Prej tyre 6 pacientë janë liruar nga spitalet dhe 42 kanë qenë në mjekim shtëpiak. Pacientët e shëruar në kushte shtëpiake janë evidentuar në: Kumanovë -1, Shkupi 19, Tetovë – 16, Shtip – 1 dhe Radovish 4.

Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

Në ditënatën e kaluar janë bërë 660 teste. Nëpërmjet IShP-së 417, Fakultetit të Veterinarisë 14, Avicena 11, Biotek 46, Filipi i Dytë 141 dhe Sistina me PCR metodë 31. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 13.000 testime të KOVID-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version