Site icon PORTALB

Turqia planifikoi orë policore 4-ditore këtë javë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia planifikon të zgjasë orën policore të fundjavës në 31 provinca, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke filluar nga e enjtja, 23 prill, që është festë shtetërore e themelimit të parlamentit turk, deri të dielën, më 26 prill, Turqia do të zbatojë orë policore në 31 provinca për të frenuar përhapjen e virusit.

Turqia çdo vit shënon Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve më 23 prill, ndërsa këtë vit shënohet edhe njëqindvjetori i Asamblesë së Madhe Kombëtare.

Komentet e presidentit Erdoğan u bënë gjatë një mbledhje të kabinetit e cila për të katërtën herë me radhë u zhvillua përmes video-lidhjes.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi sot arriti në 2.140, me 90.980 raste të konfirmuara.

Exit mobile version