Këshilli i Ministrave kërkon që të gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet, transmeton OraNews.
Pritet që ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj pritet që ta propozojnë diçka të tillë në Kuvend për miratim.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit propozohet që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri në 23 qershor 2020.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall me datë 23 mars për një muaj, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.
Ndërkohë, më herët sot Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve duke sqaruar se kthimi në normalitet do të jetë proces jo i shkurtër.
Ai deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet edhe pas datës 24 prill, pra fatit një mujor që u vendos në mars.
Rama: Padiskutim që do të zgjaten. Kthimi në normalitet do të jetë proces jo i shkurtër.