Site icon PORTALB

Vazhdon normal punën Qendra për Shëndetin Publik në Veles

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Qendra për shëndet publik në Veles do të vazhdon punën pa ndërprerë sikur ka punuar, pasi janë bërë disa zëvendësimi në kuadër, transmeton Portalb.mk.

“Qendra për shëndet publik në Veles vazhdon punën normal. Janë bërë zëvendësime të kuadrit nga repartet tjera, duke përfshirë edhe laborantë që do të mbulojnë punën e pikave për marrjen e mostrave”, deklaruan nga MSH-ja.

MSH-ja theksoi se do të bëhet anketa epidemiologjike e të punësuarve në Qendër, për të vendosur pastaj sa të punësuar do të jenë në izolim.

Gjithashtu u raportua se sot po bëhet edhe anketa epidemiologjike te të gjithë të punësuarit në marketet e Velesit ku janë regjistruar raste pozitive.

Exit mobile version