RMV, 3 të vdekur dhe 18 të infektuar me virusin korona – gjithsej 1225, 200 të shëruar, 54 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar  18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1225 persona ndërsa raste aktive janë  971. Janë shëruar 200 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 54 .

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar  16 persona nga Shkupi, dhe 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Kanë ndërruar jetë 3 persona: Një 46-vjeçare nga Labunishti, 71-vjeçar nga Prilepi dhe 63-vjeçar nga Kumanova.

Ministria informon se kanë ndërruar jetë   pacientë, njëri nga Shkupi në Klinikën për Sëmundje infektive 66 vjeçar dhe tjetri nga Shtipi 83 vjeçar, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori”. Të dy pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera përpos infektimit me COVID-19.

Me këtë numri i të shëruarve është 1 ndërsa i të vdekurve 51.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 2
– Kumanovë 9
– Tetovë 2
– Veles 1
– Gostivar 1
– Pehçevë 1

Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 411
  • Kumanovë – 338
  • Prilep  – 117
  • Veles – 59
  • Tetovë – 57
  • Strugë – 55
  • Dibër – 51
  • Shtip – 34
  • Koçan – 27
  • Manastir – 17
  • Ohër – 15
  • Gostivar – 11
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 4
  • Kavadar – 4
  • Krushevë – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 2
  • Makedonski Brod –2
  • Demir Hisar – 1
  • Pehçevë – 1

Në 24 orë e fundit janë bërë 263 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 252, Fakultetit të Veterinarisë – 0, Avicena – 0, Biotek – 0 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 0, Sistina – 17. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 11870 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button