Site icon PORTALB

Mali i Zi, 3 raste të reja me COVID-19, gjithsej 311 të infektuar

Virusi korona, maska, infektim

Foto: Nebojsha Gelevski-Bane

Në Mal të Zi janë regjistruar tri raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi njoftoi se janë analizuar 96 mostra, ndër të cilët tri ishin pozitiv në koronavirus.

Në Mal të Zi gjithsej janë 311 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa pesë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Exit mobile version