Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut i ka uruar gjithë qytetarëve të vendit festën krishtere të Pashkëve, transmeton Portalb.mk.
“Sot është festa më e madhe ortodokse, Ringjallja e Krishtit, që në vete bart mesazhin e fuqishëm se jeta gjithmonë fiton”, deklaroi Pendarovski.
Ai nuk la pa veçuar punonjësit që gjenden në frontin e parë të luftës kundër virusit korona.
“Uroj që Pashkët në shtëpitë tuaja të sjellin qetësi, harmoni dhe gëzim, të cilat do t’i ndani me më të afërmit”, uroi Pendarovski.