Sonte në Telma jepet premiera e “Tokës së Mjaltit”, dokumentarit nga RMV që u nomimua në dy kategori për Oskar
Sonte në ora 19:20 do të TV Telma do të jepet premiera e dokumentarit nga Maqedonia e Veriut që u nominua në dy kategori për çmimin Oskar, “Toka e Mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubo Stefanov, produksioni i Atanas Georgiev, i cili është edhe montues, ndërkaq kinematografia është e Samir Lumës dhe Fejmi Daut njofton Portalb.mk.
“Toka e Mjaltit” është filmi i parë nga Maqedonia që është nominuar nga Akademia Filmike e Amerikës dhe me këtë ka shkruar histori për vendin tonë.
Kinematografët e “Tokës së mjaltit”, Samir Luma dhe Fejmi Daut, kanë fituar çmimin për kinematografi më të madhe për Film dokumentar të ndarjes së 34-të të çmimeve ASC (The Amerikan Society Cinematographers).
“ASC Aëart” llogaritët si çmim më prestigjioz botëror në fushën e kinematografisë, pasi që e ndanë Asociacioni i kinematografëve të Amerikës (ASC).
Çmimin për kinematografët ua ka dhënë regjisori Tod Filips, i cili në paralajmërimin e ti tha se kjo është “kohë e artë për filmin dokumentar”.
Filmi dokumentar “Toka e Mjaltë” nuk fitoi Oskar, por ishte nominuar në dy kategori- për film dokumentar më të mirë dhe film me origjinë joangleze.
Qeveria miratoi disa vendime për t’i nderuar autorët dhe protagonistët e filmit, ndërkaq njëra prej tyre është që Ministria e Kulturës të sigurojë çmim shtetëror për arritje të ekipit pesë-anëtarësh e cila e ka incizuar filmin, i cili duhet të parashikojë edhe çmim për sukses dhe kompensim mujor.
Për këtë arritje, Qeveria ekipit i ndau edhe 3 milionë denarë.