Site icon PORTALB

Këto shtete evropiane gati t’i rikthehen normalitetit, filloi hapja e shkollave dhe parukerive

Koronavirusi

Coronavirus (fotografi ilustruese, burimi: CDC)

Disa vende evropiane kanë vendosur të lehtësojnë masat kufizuese ndaj COVID 19. Reuters ka bërë një përmbledhje të disa prej vendeve të cilët do të rihapin shkollat, dyqanet, parukeritë e të tjera biznese bazike, njofton Bota.al.

Austria: Do të lejojë që mijëra dyqane të rihapen më 14 prill, duke u bërë një nga vendet e para në Evropë që do të heqin bllokimin. Qendrat tregtare, dyqanet më të mëdha dhe parukierët do të hapen nga 1 maj.

Bullgaria: Parlamenti bullgar votoi më 6 prill për të lehtësuar disa kufizime dhe sanksione të vendosura muajin e kaluar, me tregjet e fermerëve.

Republika Çeke: Dyqanet do të rihapen më 20 Prill, për të vazhduar nga dyqane më të mëdha në 11 maj me restorante dhe qendra tregtare më 8 qershor.

Danimarka: Do të lejojë që disa biznese të vogla, siç janë parukierët, sallonet e bukurisë dhe servise makinash, të rihapen më 20 prill, konstatoi sot qeveria. Lehtësimi i këtyre masave vjen pasi filloi rihapja e qendrave të kujdesit ditor dhe shkollave.

Gjermani: Do të lejojë rihapjen e pjesshme të dyqaneve javën e ardhshme dhe shkollat, ndërsa sallonet e bukurisë nga 4 maji. Megjithatë, rregullat e distancimit shoqëror do të mbeten në fuqi deri më 3 maj.

Norvegjia: Do të lehtësojë frenimin gradualisht, duke filluar me rihapjen e kopshteve në 20 Prill dhe shkollave nga klasa e parë deri në të katërt një javë më vonë. Edhe sallonet e bukurisë do të rihapen gjatë prillit.

Polonia: Do të rihapë parqet dhe pyjet në datën 20 prill dhe do të lehtësojë kufijtë e numrit të njerëzve në dyqane.

Exit mobile version