Dy persona të panjohur të dielën kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj Draganço Stoimenov, dëshmitar në rastin Detonator.
Sipas policisë, të dielën rreth orës 22.50 dy persona kanë gjuajtur ndaj tridhjetë e tre vjeçarit Stoimenov, në parkingun e bulevardit “AVNOJ”, ku ai jeton.
Njëri plumb e qëlloi atë, duke e gërvishtur atë në këmbën e djathtë. Menjëherë pas asaj ai u bart në spital, por mjekët e lëshuan në shërim shtëpiak. Policia po punon në zbardhjen e rastit./Portalb