Site icon PORTALB

Bisedë telefonike Pendarovski-Belen: BE-ja ta ndihmojë Ballkanin për përballje me KOVID-19

Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka realizuar bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Austrisë, Aleksander Va nder Belen, njofton Portalb.mk.

Gjatë kohës së bisedës janë këmbyer informata për gjendjen në dy shtetet, në kontekst të përballjes me pasojat nga shpërndarja e virusit KOVID-19.

Presidenti Pendarovski e ka informuar presidentin austriak për masat që autoritetet shtetërore i ndërmarrin për përballje me pandeminë, përfshirë edhe vendimin për rishpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 30 ditët e ardhshme.

Në bisedë, presidenti Van der Belen i ka transmetuar një pjesë të përvojave austriake dhe masave që shteti i ka ndërmarrë në përballjen me shpërndarjen e KOVID-19.

Duke e përshëndetur ndihmën që një pjesë e kompanive me kapital dominues austriak në vend  e kanë dhënë për përballje me pasojat nga pandemia, por edhe ndihmën e sotme në nivel të Bashkimit Evropian dhe solidaritetin e demonstruar me shtetin, presidenti Pendarovski në bisedë me presidentin austriak e theksoi nevojën për ndihmë gjithëpërfshirëse nga ana e Bashkimi Evropian për vendet e rajonit, për përballje me pasojat nga shpërndarja e KOVID-19 në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Presidenti Pendarovski është falënderuar edhe për mbështetjen e qartë austriake për aspiratat e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe theksoi se vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim është pranim i merituar për përpjekjet e shtetit në periudhën e kaluar. Presidenti Pendarovski ka shprehur pritje, në këto rrethana të jashtëzakonshme, Bashkimi Evropian të gjejë modalitete për lëvizje të procesit integrues përpara.

Exit mobile version