Site icon PORTALB

SHBA, janë gjetur 17 trupa në një shtëpi pleqsh në New Jersey

New Jersey, ShBA

Në një shtëpi pleqsh në shtetin federal New Jersey të SHBA-ve janë gjetur 17 trupa, por ende nuk dihet nëse shkaku i vdekjes ka qenë koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Portalb.mk.

Shefi i policisë, Eric Danielson tha se ata morën një telefonatë dhe 17 trupa u gjetën në shtëpinë e pleqve “Andevor Subucute”, morgu i së cilës mund të pranojë katër trupa.

“Kjo nuk është vetëm zona jonë, pasi kjo është një shtëpi pleqsh e licencuar. Departamenti i Shëndetit në New Jersey do të zhvillojë hetimin e nevojshëm. Duhet sqaruar çështjet, si mënyra e trajtimit të pacientëve, pavarësisht nëse janë dërguar në spital apo jo”, tha Danielson.

Ai theksoi nevojën për një hetim të plotë dhe se ekipet hetimore aktualisht po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë ka ndodhur në azil gjatë dy javëve të fundit.

Danielson shtoi se ende nuk dihet nëse shkaku i vdekjes së personave të gjetur mund të jetë nga COVID-19. Informacionet rreth kësaj çështjeje do të dihen më vonë.

Exit mobile version