RMV, do të kemi gjithnjë e më pak ujë të pijshëm nëse nuk i zvogëlojmë humbjet (INFOGRAFIK)

Rreth 93 për qind e familjeve në Maqedoninë e Veriut kanë qasje në ujë të pijshëm nga një sistem furnizimi me ujë. Pirja e ujit në vendin tonë konsiderohet një e drejtë e garantuar botërisht që duhet të jetë e disponueshme për të gjithë, me çmimin më të ulët të mundshëm, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët po protestojnë kundër çdo rritje të faturave të ujit, si dhe kur duhet të vendosen kufizime të ujit ose kur furnizimi me ujë nga çezmat të ndalet plotësisht. Jashtë këtyre temave të rregullta të kritikës, pothuajse askush nuk i kushton vëmendje humbjeve të ujit në sistemet e furnizimit me ujë në komunat e Maqedonisë dhe pasojat e hidhura që ato mund të shkaktojnë në të ardhmen.

Raporti i Bankës Botërore të vitit të kaluar për qëndrueshmërinë e ofrimit të shërbimeve komunale dhe financimin e infrastrukturës së tyre theksoi se 61 përqind e ujit të pijshëm të prodhuar në vend ishte i panevojshëm. Shprehja “ujë jo thelbësor” përfshin tërë sasinë e ujit të prodhuar nga ndërmarrjet publike në të gjithë Maqedoninë, e cila humbet në sistemin e furnizimit me ujë përpara se të dorëzohet tek qytetarët ose ndërmarrjet.

Sa ujë të pijshëm humbim nëpër gypa sipas komunave?

Enti Shtetëror për Statistikë ka përllogaritur që në vitin 2018 nëpër sistemet e ujësjellësit janë humbur 140 milionë metër kub ujë. Kjo shifër marramendëse është e barabartë me sasinë e përgjithshme të ujit që prodhohet, për një vjet e gjysmë, në sistemin e ujësjellësit në Shkup. Përqindja më e madhe e ujit të pijshëm ka rrjedhur nëpër gypave përmes të cilave distribuohet, një pjesë vidhet nga qytetarë të pandërgjegjshëm, kurse humbja e ujit në një segment është edhe rezultat i matjeve të pasakta të ndërmarrjeve publike. Në këtë shifër, janë përfshirë edhe humbjet administrative të ujit për pije, të cilat e përfshijnë derdhjen në sipërfaqet publike dhe funksionimin e papenguar të shatërvanëve dhe tualeteve publike.

Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore, përqindja e ujit të paarkëtuar në vitin 2018 ka qenë problemi më i madh në punën e ndërmarrjeve komunale të vendit. Kjo përqindje shkon ndërmjet 32 dhe 78 përqind, varësisht nga ajo se kush është dhënësi i shërbimi ujor nëpër komuna. Në raportet vjetore për punën e ndërmarrjeve publike komunale në vend, “Meta.mk” jo gjithmonë ia doli të nxjerrë të dhënat për përqindjen, e ujit të pijshëm, që humb në çdo sistem të veçantë ujësjellësi.

Krahas asaj, që këto të dhëna nuk mund gjithmonë të gjenden, ndërmarrjet publike ndryshe i përkufizojnë humbjet e ujit, duke përdorur nocione sikur “paarkëtuar”, “pafaturuar”, “pashitur” e ngjashëm. Pra kështu, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për vitin 2018 ka përllogaritur që përqindja e ujit të pafaturuar ka qenë 62,93 përqind nga sasia e përgjithshme e ujit të pijshëm të prodhuar për kryeqytetin. Shifrat për ujin e paarkëtuar, dallojnë konsiderueshëm nga komuna në komunë.

Mister është lartësia e investimeve të nevojshme për të sanuar humbjet

Nga Shoqata e dhënësve të shërbimeve komunale ADKOM, në të cilën anëtarë janë më tepër se 80 ndërmarrje publike komunale, për “Meta.mk” thonë se humbjet e ujit të pijshëm në sistemet tona për furnizim me ujë janë të larta.  Mesataret botërore të humbjeve të ujit, theksojnë nga ADKOM, lëvizin ndërmjet 30 dhe 35 përqind varësisht nga niveli i zhvillimit të vendit. Maqedonia pothuaj humb dy herë më shumë se kjo mesatare botërore.

Nga ADKOM pranojnë që sistemet e vjetruara të ujësjellësve, shtypja e pakontrolluar, mungesa e pajisjes për detektim të rrjedhjeve dhe zonat e pavendosura të matjeve janë shkaktarët kryesor për humbjet e sasive jashtëzakonisht të mëdha të ujit të pijshëm. Megjithatë, nga ADKOM theksojnë që nuk kanë të dhëna për atë sa duhet të investojnë në nivel vjetor për të reduktuar përqindjen e humbjeve të ujit në tërë vendin. Të njëjtën çështje e parashtruam edhe në Komisionin rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore, i cili është trupi i vetëm që e rregullon çmimin e shërbimeve ujore.

Për “Meta.mk” nga komisioni pohojnë që dhënësit e shërbimeve ujore duhet të dërgojnë rezyme për prioritet të investimeve në procesin e përcaktimit të tarifës për shërbimin ujor. Ndër tjerash, gjatë përcaktimit të çmimit të ujit të pijshëm për çdo komunë veçmas është përllogaritur shfrytëzimi i qëndrueshëm i infrastrukturës, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ujore dhe përmirësimi i efikasitetit.

– Secila ndërmarrje publike – që jep shërbime ujore ka përgatitur plan për investime, në pajtim me mjetet financiare në dispozicion. Mirëpo, ajo që është e domosdoshme është të jepet prioritet real në zgjidhjen e problemeve të detektuara, në përkufizimin ku humb uji në sistem – theksojnë nga Komisioni rregullator.

Paratë nuk janë problemi i vetëm

Ekspertët theksojnë që investimi pa qëllim të caktuar në sistemet e furnizimit me ujë nuk donë të thotë që mjetet e investuara gjithmonë do të rezultojnë në zvogëlim të humbjeve të ujit.

Bekim Imeri, si ekspert i cili ka punuar me çështjet e shërbimeve lokale vite me radhë, thekson që në rrjetin e ujësjellësit për çdo komunë veçmas duhet të bëhet analizë e mirë për t’u detektuar prej nga vijnë humbjet e ujit. Ai pohon që shkaku për përqindjen e lartë të ujit të paarkëtuar është rezultat i kombinimit të problemeve të natyrës administrative dhe teknike.

Prioriteti i parë, thekson Imeri është të instalohen matës te të gjithë shfrytëzuesit dhe të njëjtit të kalibrohen. Ndërmarrjet publike duhet të bëjnë matje të rregullta të rrjedhjeve në të gjitha degët kryesore të sistemeve të ujësjellësit, njëjtë siç duhet të minimizohet shfrytëzimi i paligjshëm i ujit të pijshëm nga disa familje dhe firma. Ai shton që shfrytëzimi i ujit të pijshëm nga qytetarët për ujitje të sipërfaqeve publike duhet të ndalohet rreptësisht, kurse bashkë me këtë hap, komunat duhet t’i ngritin vetëdijen e qytetarëve që rrjedhjet e ujit nga hidrantët duhet menjëherë t’i raportohet.

Imeri thekson që problem i madh paraqitet edhe te ndërmarrjet publike nëpër komunat, të cilat shpesh janë të stërpunësuara, me drejtorë dhe këshilla drejtues të politizuar, të cilët u shërbejnë degëve lokale të partive në pushtet.

– Ndryshimet klimatike padyshim si rezultat do të kenë kapacitete të zvogëluara të burimeve ujore. Rrjedhimisht, investimi më i lirë për sasi të reja ujore do të ishin ato që do të ishin të fokusuara në kursim të ujit. Donë të thotë, më lirë është të fitoni një kub ujë nëpërmjet kursimit me investim për t’u siguruar një kub ujë nga jashtë – thekson Imeri.

Edhe nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore pajtohen që është e domosdoshme të përforcohet kapaciteti i punës dhe urgjentisht të ndryshohet mënyra e funksionimit të dhënësve të shërbimeve ujore. Si masa plotësuese të cilat ndërmarrjet publike duhet t’i ndërmarrin, nga komisioni fillimisht e përmendin përpunimin e bilancit real vjetor ujor, inspektimin vizual të sistemeve për furnizim me ujë, trajnimet e jashtme për punonjësit dhe projekte me firma të specializuara, si dhe shfrytëzim i teknologjive të avancuara për detektim të rrjedhjeve.

Krahas vetëqeverisjeve lokale, shteti mund të ndihmon edhe drejtpërsëdrejti për të zvogëluar përqindjen e ujit të paarkëtuar për pije në nivel nacional. Qeveria nëpërmjet transfereve për financim të programeve për reduktim të humbjeve të ujit mund t’iu ndihmon ndërmarrjeve publike komunale.

Shteti ndihmon, mirëpo komunat sjellin vendime për llojin e projekteve

Nga Ministria për Transport dhe Lidhje, për “Meta.mk” theksojnë që Qeveria ndihmon për zhvillim të rrjetit të ujësjellësit në gjithë vendin. Në tre vitet e kaluara nëpërmjet kësaj ministrie janë investuar 9,1 milionë euro në 29 projekte, me të cilat janë ndërtuar ose rindërtuar rreth 40 kilometra rrjet ujësjellësi që i ka mbuluar 310.300 banorë. Për momentin në realizim e sipër janë 23 projekte tjera për përmirësim të infrastrukturës për furnizim me ujë, investime paralele në ujësjellësit bëhen nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor si dhe nga institucione tjera qeveritare.

Prapë se prapë, nga Ministria për Transport dhe Lidhje thonë që komunat i përcaktojnë prioritetet për investime, me ç’rast investimi në këto projekte zhvillohet nëpërmjet huas nga Banka Evropiane Investuese (BEI).

– Çdo komunë veçmas i përcakton projektet prioritare dhe i dorëzon në ministri, e cila më tutje i dërgon për miratim në BEI. Ministria për Transport dhe Lidhje e zbaton procedurën e tenderit për mbikëqyrje dhe realizuesin – thonë ata.

Përkundër investimeve të këtilla, askush në shtet për momentin nuk e di sa mjete nevojiten që niveli i humbjeve të ujit, të sillet së paku në nivel të pranueshëm ndërkombëtar. Institucionet kompetente pohojnë që përqindja e ujit të paarkëtuar ka tendencë të rënies me kalimin e viteve, ndërsa si arritje solide e konsiderojnë rënien e mëtutjeshme të këtyre humbjeve për 2 deri 3 përqind në nivel vjetor edhe gjatë viteve të ardhshme. Për t’u arritur kjo, si sfidë vendoset tejkalimi i problemit me vjetërsinë e pjesës më të madhe të rrjetit të ujësjellësit në tërë shtetin, që është ndërtuar para më shumë se 50 vitesh.

Ekspertët theksojnë që paratë nuk janë problem aq i madh, sa që është nevoja për qasje serioze në zgjidhjen e humbjeve të ujit në nivel nacional. E për t’u ndryshuar qasja në punë, fillimisht nevojitet të ndërtohet vetëdije te autoritetet shtetërore dhe komunale, por edhe te vetë qytetarët, se uji i pijshëm nuk është resurs i pakufizuar. Bollëku i burimeve ndryshon me kalimin e kohës, ndërsa sasinë e ujit nga këto burime nuk mund ta garanton asnjë ndërmarrje. Ndryshimet klimatike tash më është e sigurt që do të ndikojnë në zvogëlimin e kapaciteteve për furnizim me ujë gjatë dekadave të ardhshme, kurse reagimi me kohë në vend është kritik që të mos i ndjejmë pasojat negative në secilën shtëpi në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button