Site icon PORTALB

Varhejli: Metodologjia e re e riktheu politikën e zgjerimit

Oliver Varhejl

Oliver Varhejl

Pas fazës së parë të suksesshme të procesit të inkuadrimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Komisioni Evropian tani po punohet në raportet vjetore për vendet e Ballkanit Perëndimor, që priten në qershor, si dhe planin ekonomik të rajonit, deklaroi eurokomisari i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhejli.

“Duke rishikuar metodologjinë e procesit të zgjerimit dhe vendimin për hapjen e negociatave të inkuadrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne e kemi kthyer politikën e zgjerimit në rrugën e drejtë. E kemi rikthyer besueshmërinë e saj, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjitha vendet tona anëtare”, tha Varhejli për portalin Ballkani Perëndimor Evropian.

Eurokomisari theksoi se angazhimi i perspektivës evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë i pranishëm, dhe se zgjerimi mbetet edhe më tutje një nga politikat kryesore të Bashkimit Evropian, transmeton MIA.

“Që nga fillimi i mandatit tonë, menjëherë filluam punën. Besueshmëria është në thelbin e metodologjisë së rishikuar, si i pari nga katër parimet. Ne gjithashtu kemi vendosur edhe parashikueshmëri dhe dinamizëm më të madh në proces dhe i kemi dhënë drejtim politik më të fortë”, thotë Varhejli.

Elementi i tretë i inkuadrimit, thekson ai, është plani ekonomik dhe investimi, të cilët tani janë edhe më të rëndësishëm duke pasur parasysh ndikimin negativ të krizës me koronavirusin në ekonominë e rajonit. 

Exit mobile version