Site icon PORTALB

Një e treta e personave me koronavirus kanë probleme neurologjike, simptomat tregojnë se sëmundja ka ndikuar edhe në tru

Virusi korona, maska, infektim

Foto: Nebojsha Gelevski-Bane

Koronavirusi jo vetëm që shkakton temperaturë, kollë dhe probleme me frymëmarrjen, por edhe probleme neurologjike si dhimbje koke dhe marramendje, tregon studimi i ri, shkruan Panacea.mk.

Studimi u krye nga shkencëtarët kinezë te pacientët në Wuhan, burimi i pandemisë, ndërsa rezultatet i publikoi revistën JAMA Neurology. Ata raportuan se një e treta e 214 pacientëve që u ekzaminuan treguan shenja të ndikimit të virusit në sistemin nervor.

Edhe më herët ka pasur raste në të cilat pacientët me COVID-19 kanë humbur ndjenjën e nuhatjes dhe shijes.

“Këto simptoma tregojnë se sëmundja ka prekur trurin në një farë mënyre”, theksoi ai. Por ka pasur pak studime mbi efektet e koronavirusit në trurin e pacientëve. Ne akoma jemi në errësirë”, tha specialisti i sëmundjeve infektive Bernd Salzberger nga Spitali Universitar në Regensburg, Gjermani.

.
Studimi i Wuhan u bazua vetëm në historinë e sëmundjes, gjetjet laboratorike dhe ekzaminimet radiologjike në 214 pacientë.

Sipas raporteve ditore të Institutit të Shëndetit Publik të RMV, pacientët në vend që janë pozitivë ndaj COVID-19, përveç rritjes së temperaturës trupore dhe kollës, që i raportojnë këto simptoma në mbi 60% të rasteve, në 10-15% të të gjithë të infektuarve të regjistruar me koronavirusin e ri janë të dukshme edhe prania e dhimbjes së kokës si simptomë, ndërsa më rrallë lodhja dhe marramendja.

Neurologu Ling Mao nga Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Huazhoong shkruajti se 78 pacientë (36.4%) kishin vështirësi neurologjike. Zakonisht bëhej fjalë për marramendje dhe dhimbje koke. Në të njëjtën kohë, 12 prej tyre humbën ndjenjën e shijes dhe 11 humbën ndjenjën e nuhatjes. Gjashtë pacientë gjithashtu mbijetuan nga sulmi në tru.

Por, shkencëtarët kinezë nuk janë të sigurt nëse këto simptoma janë rezultat i vetë sëmundjes ose pjesë e përgjigjes së organizmit ndaj proceseve inflamatore.

Exit mobile version