Një vaksinë e sigurt dhe efikase do të jetë mjet i vetëm që do të mundësojë të kthehet ndjenja për normalitet në botë, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, duke shprehur shpresë se kjo do të ndodhë para fundit të vitit, transmetuan mediat francez, njofton MIA.
“Një vaksinë e këtillë do të shpëtojë miliona jetë njerëzish dhe do të kursejë miliarda dollarë”, tha ai në bisedën në video konferencën me përfaqësues të pesëdhjetë vendeve afrikane.
Operuesi i parë i Organizatës Botërore i përshëndeti përpjekjet e disa qeverive afrikane për lehtësimin e pasojave të pandemisë.
Mes tyre ai i theksoi Ugandën, e cila e shtyu pagesën e tatimit për biznesin, Nambia, e cila u jep ndihmë njerëzve të cilët e kanë humbur punën, si dhe Kamo Verde, e cia siguron ndihmë në ushqim dhe Egjipti, i cili i uli tatimet në industri.