Site icon PORTALB

Shekerinska në konferencën online në NATO: Ju falënderojmë për mbështetjen në këtë krizë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim në distancë me ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Takimi është udhëhequr nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg. Tema kryesore e takimit ishte lufta kundër virusit korona.

“Kriza tregoi se anëtaret tona janë të përhershme dhe të bashkuara. Forcat tona të armatosura tashmë luajnë rol të rëndësishëm  në mbështetjen  e  nismave të autoriteteve civile.  Ashtu, gjatë shfrytëzimit të mekanizmave të NATO-s, aleatët  i ndihmojnë njëri-tjetrit në shpëtimin e jetëve”, deklaroi Stoltenberg.

Shekerinska i falënderoi gjithë shtetet anëtare që kanë ndihmuar Maqedoninë e Veriut në luftën kundër virusit korona.

“Jemi falënderues që miqtë tanë nga SHBA-ja, Turqia, Republika Çeke, Norvegjia, Hungaria, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Bullgaria dërguan ndihmë te ne  në këtë krizë. Ndihma  vlen shumë  pasi është në kushte e rrezikut të përgjithshëm te të gjithë shtetet  dhe i vë në test  sistemet shëndetësore në gjithë botën”, tha Shekerinska.

Exit mobile version