Site icon PORTALB

Bilanc tragjik në Francë, 1,438 viktima në 24 orë, ulet numri i të shtruarve në spitale

Korona, virus, dezinfektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Franca shënoi bilancin më tragjik këtë të mërkurë si pasojë e pandemisë së COVID-19, transmeton OraNews.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,438 viktima duke e çuar numrin total në 17,167 të vdekur.

514 prej tyre ndërruan jetë në spital ndërsa 924 në azile, qendra shëndetësore dhe në shtëpi.

I vetmi bilanc pozitiv është ai i numrit të personave që ndodhen aktualisht të shtruar në spital ku ka pasur një rënie të ndjeshme.

Që prej ditës së djeshme, 513 persona kanë lënë siptalet ndërkohë që momentalisht 31,779 të tjerë vijojnë të jenë të shtruar.

Exit mobile version