Site icon PORTALB

Si të punojmë nga shtëpia në mënyrë të shëndetshme

Miliona njerëz në mbarë botën po përballen me vështirësi të ndryshme teksa punojnë nga shtëpitë e tyre në kushtet e izolimit. Një prej tyre është edhe përshtatja e të punuarit nga zyra në shtëpi, por duke ruajtur njëkohësisht shëndetin fizik dhe mendor, transmeton EN.

Kiropraktikuesit në Mbretërinë e Bashkuar, janë detyruar të mbyllin klinikat e tyre gjatë kësaj periudhe. Dr Damien O’Dwyer paralajmëron për rreziqet që sjell puna nga shtëpia, ndaj ofron disa këshilla që të ndihmojë qytetarët që të mbrojnë shëndetin e tyre.

Lëvizja më e rëndësishme sesa qëndrimi

“Kur nuk i keni më sendet e duhura, si karrigia e zyrës apo tavolina e punës, kjo përbën rrezik” thotë Dr O’Dwyer, i cili punon në një qendër kiropraktike në Angli.

Këshilla e tij kryesore është “Nuk ka një qëndrim të përsosur kur qëndroni të ulur për tetë orën në ditë. Lëvizja është gjëja më e rëndësishme”.

Gjeni një karrige të rehatshme, gjunjët nuk duhet të qëndrojnë më lartë se vithet, kjo është shumë e rëndësishme”, thekson Dr O’Dwyer.

“Më e mira do ishte të gjeni një tavolinë të lartë që të mund të qëndroni në këmbë, në pamundësi alternoni midis qëndrimit të ulur dhe lëvizjes”, shtoi ai.

Marc Sanders, një kiropraktikues nga Shoqata e Kiropraktikuesve të Britanisë, thotë se shumica e njerëzve punojnë para ekranit dhe këshillon që të rregulloni gjatësinë e karriges në mënyrë që ekrani të jetë në një nivel me sytë.

Por për të siguruar si shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor teksa punoni nga shtëpia, Dr O’Dwyer thotë të ndiqni këshillat e mëposhtme:

Exit mobile version