Site icon PORTALB

I mbijetoi Luftës së Dytë Botërore e tani koronavirusit, 99 vjeçari del nga spitali mes duartrokitjeve

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ky është Ermando Armelino Piveta, 99 vjeç nga Brazili, transmeton OraNews.

Ai është një ushtar veteran i cili i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që ai fitoi dhe një tjetër betejë shumë të rëndësishme. Atë me koronavirusin.

Në shenjë respekti, stafi ushtarak dhe mjekësor i spitalit të Forcave të Armatosura në Brazil, e përcollën jashtë saj me duartrokitje dhe me kapelet ushtarake të vendosura.

Togeri i Ushtrisë Braziliane gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore është më i moshuari në Brazil i cili ka fituar luftën me koronavirusin.

Exit mobile version