Site icon PORTALB

Me fluturimin nga Venediku u kthyen 152 qytetarë të RMV-së

Korona, virus, udhetar, aeroport

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Me fluturimin e organizuar për riatdhesim të qytetarëve të RMV-së që kishin mbetur në Itali, sot janë kthyer 152 shtetas tanë.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, nga 180 personat e paraqitur të cilët e kishin konfirmuar kthimin, 152 persona kishin arritur në aeroportin e Venedikut dhe kishin hipur në fluturimin drejtë Shkupit.

Pasi arritën në vend, ata do të dërgohen në karantinë të obligueshme në kohëzgjatje prej tri javëve, sipas vendimit të Qeverisë, ndërsa në organizim me sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, MPB-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas statistikës së MPJ-së, deri më 10 prill në vendin tonë në mënyrë të organizuar me 11 fluturime dhe katër konvoje humanitare në vendin tonë janë kthyer 2.704 shtetas tanë të mbetur jashtë vendit, ndërsa janë riatdhesuar mbi 700 shtetas të huaj.

Exit mobile version