Site icon PORTALB

RMV, 98 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 67 janë arrestuar

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka dokumentuar se 98 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, gjegjësisht orën policore, ndërkaq 67 prej tyre janë arrestuar, njofton Portalb.mk.

Gjatë ditënatës së kaluar në territorin e shtetit 109 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërkaq 140 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim

“Pastaj, në kuadër të kontrolleve të rregullta policore te persona në izolim dhe vetëizolim, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk i respektojnë këto masa”, thonë nga MPB.

Exit mobile version