Site icon PORTALB

Një tërmet 3.8 ballë e goditi Stambollin

Tërmet- Ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 3.8 ballë sot në mëngjes ndodhi në afërsi të Stambollit, Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ndodhi në brigjet e Detit të Zi të rrethit Arnavutkoy në orën 2:56 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Lëkundja ndodhi në një thellësi prej 7 kilometra nën tokë.

Nuk ka raportime për viktima.

Exit mobile version