Site icon PORTALB

RMV, Ndalesë për lëvizje prej të premten pasdite, deri të martën në mëngjes

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellur sot vendim që gjatë fundjavës së ardhshme, përkatësisht, gjatë festave të Pashkëve, duke përfshirë edhe ditën e hënë, ora policore të zgjas nga e premtja, prej orës 16:00 deri të martën në orën 05:00, njofton Portalb.mk.

Po ashtu, nga dita e enjte prej orës 16 deri të martën në orën 05, ndalohet lëvizja në të gjitha vendet për piknik, parqe dhe pyje në gjithë shtetin.

Ndërkohë, mbetet aktive ndalesa për lëvizje për të gjithë qytetarët në vend, çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, prej orës 16 deri në 05 të ditës së ardhshme.

Në fuqi është ndalesa për grupimin e dy apo më shumë personave, përveç për prindërit me fëmijë deri 14 vjet. Më të moshuarve se 67 vjet u lejohet të dalin nga shtëpia prej orës 10 deri në orën 12 , të rinjve deri 18 vjet prej orës 13 deri në orën 15. Pronarët e qenve mund t’i nxjerrin jashtë gjysmë ore, prej orës 20 deri 20:30, dhe të mos jenë më larg se 100 metra nga objekti ku jetojnë.

Lëvizja gjatë orës policore u lejohet vetëm kategorive të qytetarëve të cilët kanë obligime pune dhe posedojnë leje që i lëshon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Exit mobile version