Site icon PORTALB

RMV, 26 raste të reja me virusin korona, gjithsej 854 të infektuar, katër të vdekur

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 854 persona ndërsa raste aktive janë 772.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup kanë ndërruar jetë 4 persona: pacientja nga Shkupi, 79 vjeçare, pacienti nga Velesi, 68 vjeçar, pacienti nga Prilepi, 67 vjeçar dhe një pacient nga Shkupi, 63 vjeçar.

Në Shtip sipas ministrisë, janë shëruar 3 pacientë në Shtip, me këtë numri i të shëruarve është 44 ndërsa i të vdekurve 38.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 4
– Kumanovë 11
– Prilep 3
– Veles 2
– Tetovë 3
– Koçani 1
– Probishtip 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 854 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

Në 24 orë e fundit janë bërë 330 teste. Nëpërmjet: IShP-së – 317, Fakultetit të Veterinarisë – 13, Avicena – 9, Biotek – 24 dhe Filipi i Dytë – 71. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 8.552 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version