Ministria e Mbrojtjes Fatmir Besimi me rastin e festave të fundvitit sot do të ndajë dhurata dhe donacion në shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta “Ardhmëria” dhe SOS Fshati fëmijor.
Në aksionin humanitar u përfshinë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë të cilët donuan mjete financiare dhe veshje.
Gjatë vizitës së dy institucioneve me mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes do të organizohet edhe vizatim fëmijor me temën “Armata e Republikës së Maqedonisë dhe paqeja”.
Vizatimet e punëtorisë në fillim të vitit të ardhshëm do të ekspozohen në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e ARM-së, si dhe në kuadër të njësiteve të ARM-së në shtet. /portalb/