Site icon PORTALB

Johnson u lirua nga spitali

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dalë nga spitali, pasi është trajtuar për koronavirus, ka njoftuar të dielën Qeveria britanike.

Johnson, 55 vjeç, është shtruar në spitalin St Thomas të Londrës të dielën e kaluar – dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Tre net i ka kaluar në kujdes intensiv, transmeton REL.

Qeveria britanike ka thënë se kryeministri do të vazhdojë shërimin në rezidencën e tij.

“Me këshillën e ekipit mjekësor, kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron t’i falënderojë të gjithë në spitalin St Thomas për kujdesin e shkëlqyer që ka pasur”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

E fejuara e kryeministrit, Carrie Symonds, e cila po pret një fëmijë, ka shkruar në Twitter:

“Faleminderit të gjithëve që dërguan mesazhe mbështetjeje. Sot ndihem jashtëzakonisht me fat”.

Symonds është vetizoluar me simptoma të ngjashme me koronavirusin, por nuk është testuar.

Exit mobile version